Details
Struktura e Dyshekut Nouve Blanc Silver:
- Lartësia e Dyshekut: 19 cm – Siguron mbështetje të qëndrueshme dhe komoditet gjatë gjithë natës, duke u përshtatur me nevojat tuaja për një gjumë të qetë.
- Përbërja e Sipërme: 4 cm shpuzë – Ofron një sipërfaqe të rehatshme dhe mbështetëse, duke mundësuar një gjumë të thellë dhe pa ndërprerje.
- Sistemi i Mbështetjes: Susta klasike Bonelli – Kjo bazë ofron mbështetje të fortë duke e mbajtur dyshekun në formë për një periudhë të gjatë kohe.
- Mbështetje Anësore: Shpuza mbështetëse siguron stabilitet dhe strukturë të fortë, duke parandaluar lëvizjen e panevojshme dhe ruan formën ideale të dyshekut.
Udhëzim për Mirëmbajtje:
Për të siguruar që Dysheku Nouve Blanc Silver 19cm të mbajë performancën e tij të shkëlqyer dhe të ruajë jetëgjatësinë, është e rëndësishme të ndiqni disa këshilla të thjeshta për mirëmbajtje:
- Dysheku juaj vije në paketim të vakumuar i mbështjellur në mënyrë hermetike me përdorimin e teknologjisë më moderne. Një paketim i tillë është jashtëzakonisht higjenik pasi ruan pastërtinë e plotë dhe freskinë.
- Dysheku i vakumuar nuk bënë të qëndrojë gjatë për ruajtje në ambiente shtëpiake.
- Pas hapjes, dysheku NB Silver merr formën brenda 10 – 20 minuta. Dysheku nuk duhet përdorur menjeherë, duhet të qëndrojë i shtrirë në sipërfaqe/kornizë në formë të drejtë së paku për 12 orë.
- Shmangni kimikate të forta: Mos përdorni detergjentë të fortë ose pastrues kimikë, pasi këto mund të dëmtojnë materialet e dyshekut dhe mund të shkaktojnë alergji.
- Ajrosja e rregullt: Vendosni dyshekun në një dhomë të ventiluar dhe mundësisht lërini ta ajrosni për disa orë për të parandaluar grumbullimin e lagështirës dhe aromave të padëshiruara. Sigurohuni që të mos e lini në diell të drejtpërdrejtë për periudha të gjata, pasi rrezet e forta të diellit mund ta dëmtojnë materialin.
- Sugjerojmë përdorimin e protektorit të shtratit: Përdorni mbulesa të veçanta mbrojtëse për të mbajtur dyshekun të pastër dhe për të parandaluar mbledhjen e pluhurit dhe njollave.
Avantazhet e Dyshekut Nouve Blanc Silver 19cm:
- Mbështetje e shkëlqyer: Sistemi i sustave klasike Bonelli mundëson qëndrimit e duhur të trupit gjatë gjumit, kështu ulë dhe mundësinë e dhimbjeve të shpinës.
- Rehati optimale: Me një sipërfaqe 4cm të shpuzës dysheku siguron një ndjenjë të butë dhe të rehatshme për një gjumë të qetë.
- Qëndrueshmëri e lartë: Materialet e cilësisë së lartë dhe konstruksioni i fortë sigurojnë që dysheku të jetë i qëndrueshëm dhe i përshtatshëm për një përdorim afatgjatë, pa humbur cilësinë e mbështetjes.
Pesha:
- Dimensioni 200×90 = 14.9 kg
- DImensioni 200×180 = 25.45 kg
Nouve Blanc – Pasioni italian për gjumin perfekt!